Pse enjten syte kur qajme?

Eshte pothuajse e pamundur te qash pa u reflektuar ne syte tane ne formen e fryrjes dhe skuqjes se syve qe tregon emocionet tona. Te gjithe e kemi provuar te vendosim kompresa te ftohta per te ulur enjtjen e syve pas nje te qare te mire. Pse kur qajme na enjten syte valle?
Me sa duket, ka raste kur ndonjehere qajme aq shume saqe sistemi i lagies se syve tane nuk arrin ta mbaje ritmin.

Syte tane prodhojne tre lloje te ndryshme te lotit : bazal, refleks dhe emocional. Lotet bazal mbajne syte te hidratuar dhe mbrojne kornea-n e syrit nga pluhurat dhe papastertite. Keto lote sekretohen vazhdimisht por jo ne nje volume aq te ndjeshem, prandaj shumica e njerezve nuk jane as te vetedijshem qe po lotojne nga pak.

Kur nje irritues potencial si tym, pluhur apo lendet qe shkaktohen nga prerja e qepeve, rrezikojne te demtojne syte, atehere prodhohen lotet e refleksit ne formen e nje mbrojtjeje shtese. Lotet refleks permbajne antitrupa per tu mbrojtur nga bakteret dhe sekretohen ne sasi te medha per te larguar lenden e rrezikshme nga syri.

Lotet emocional kane nje perberje kimike pak me te ndryshme se dy llojet e mesiperm. Ato njihen qe konsistojne ne proteina dhe hormone qe nuk jane prezente ne dy llojet e tjera. Arsyeja eshte per te sjelle trupin ne balance pas shperthimeve emocionale.

Te gjithe keto llojet e loteve prodhohen nga gjendra e loteve, e cila ndodhet mbi syrin. Kur gjendra e loteve prodhon pak lot ato mbulojne syte kur puliten dhe perfundojne ne hunde nepermjet ‘punktave’, vrimat e vogle qe ndodhen ne cepat ku fillon syri. Por kur kaloni ne nje te qare shperthyese sistemi i lagies se syve kalon ne mbiperdorim.

Kur syte prodhojne shume lot ( zakonisht lot emocional) ky sistem nuk arrin dot te mbaje ritmin. Ato lotet qe zakonisht avullojne apo supozohet te rikthehen ne hunde, dalin nga syte pa arritur fare as te shkojne te punkta. Ndersa ato qe ia dalin marrin nje rruge tjeter me pak te pelqyeshme: Te gjithe e kemi parasysh ate rremujen qe shkaktohet ne hunde nga sekretimet gjate nje te qare. Mund te mos e besoni por lotet mund te dalin edhe nga hunda nese qani shume rende.

Pikerisht ne kete moment fillon enjtja. Lotet jane me pak te kripur dhe te lengshme se fluidet qe mbushin qelizat. Si rrjedhoje per shkak te osmozes, uji prej loteve pershkon me ane te nje membrane gjysem te depertueshme, indet rreth syve per te balancuar perqendrimin e kripes ne te dyja anet. Ne kete menyre syte behen te fryre dhe kjo perkeqesohet me shume nese i fshijme.

Zgjerimi i eneve te gjakut ne kete pjese rreth syve, pjeserisht ndikon gjithashtu. Nese prodhohen shume lot, enet e gjakut ne zonen e syve do te zgjerohen per te lehtesuar qarkullimin e gjakut aty. Kjo eshte e nevojshme sepse vete lotet perftohen prej rezerves se gjakut ne organizem. Edhe pse lotet jane te perbere ne pjese me te madhe prej ujit, nje sasi te vogel kriperash dhe proteinash, ideja qe po sekretohet nje produkt i gjakut eshte pak e veshtire per tu pranuar.

Aktualisht nuk ka ndonje menyre te sigurte per te evituar enjtjen e syve te asociuar me te qaren, por ka disa gjera qe mund te ndihmojne. Kompresat e ftohtat me siguri ndihmojne ne uljen e enjtjeve. Gjithashtu edhe kremrat e hemorroideve mund te ndihmojne edhe pse ngjan pak e pabesueshme. Kjo sepse ato permbajne perberes qe kane rol te madh ne zvogelimin e eneve te gjakut dhe reduktojne inflamacionet. Por nese perben nje problem te vertet, gjithashtu mund te evitohen ushqimet e gatshme qe jane te pasura ne sodium, pasi kjo e fundit e ben enjtjen me keq. Fundja, nese keni qare dhe i keni syte e fryre e te enjtur gjithmone mund tia hidhni fajin ndonje alergjie.

Ky zë u postua te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment